Është ndarë nga jeta Rexhep Metaj, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi gjatë hyrjes në SPAK, ku ajo u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë mësohet se Metës, u është dhënë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit, i cili do të përcillet për në banesën e fundit në Skrapar.
Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë Burgjet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën në fshatin e lindjes në Çepan të Skraparit, ndërsa homazhet pritet të mbahen në Tiranë.