Ndahet nga jeta Tomor Malasi, themelues i PD dhe kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës në 91 

Është ndarë nga jeta Tomor Malasi, një prej themeluesve të Partisë Demokratike. Njoftimi për ndarjen nga jeta e ka bërë familja e tij. Malasi mbahet mend si kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës më 1991, me pas deputet dhe nënkryetar i Kuvendit nga viti 1992 deri në vitin 1996. Tomor Malasi u dallua për qendrimet e tij parimore gjatë kohës që shërbeu në politikë. Media Ditari i shpreh ngushëllimet familjes Malasi.