NASA regjistron një fenomen të rrallë atmosferik mbi Zelandën e Re

Një satelit vëzhgues i NASA-s ka kapur foto të një reje në formë të çuditshme, që rri pezull mbi rajonin Strath-Taieri në juglindje të Zelandës së Re.

Imazhi satelitor i shpërndarë nga agjencia hapësinore tregon një re të pazakontë, të zgjatur, të vendosur përgjatë një vargmali shkëmbor.

Bëhet e ditur se formimi i reve me pamje të çuditshme ndodh shpesh në të njëjtin vend, duke i bërë vendasit ta quajnë atë “Taieri Pet”, shkruan yahoonews

Megjithëse tingëllon si fantashkencë, ka një shpjegim krejtësisht të arsyeshëm: reja e çuditshme është një re e cila krijohet kur erërat ndeshen me një pengesë të pjerrët siç është një varg malesh.

Retë e tjera mund të marrin forma edhe më të pazakonta, duke u shfaqur si një grumbull formash disqesh ose tasash.

“Ajo që është unike në lidhje me këto re është se ato janë shumë dinamike”, shpjegoi vëzhguesi i motit Karl Philippoff.

Çuditërisht, fluturimi pranë resë mund të jetë i rrezikshëm dhe të rezultojë në turbulenca të rënda, sipas NASA-s.