“Na mbytën në gjoba”, mjeku i bën thirrje Ramës: Keni krijuar një mekanizëm gjobvënës me kontratat e punës!

Nuk mjaftojnë rrogat e ulëta që marrin në krahasim me kolegët e tyre në vendet e tjera, por tashmë detyrohen që ato pak lekë që marrin t’i paguajnë gjoba.

Mjeku Pneumolog & Ekografist, Edmond Driçi, që ushtron profesionin prej 28 vitesh, i ka bërë thirrje publikisht kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur problemin e shumë mjekëve në Shqipëri, që sipas tij po ndëshkohen padrejtësisht nga kontratat e njanshme të përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Driçit, përfaqësues të FSDKSH-së bëjnë kontrolle të herëpashershme dhe çdo herë vendosin gjoba për mjekët, pavarësisht se ata nuk kanë asnjë faj. Driçi thotë se gjobat po vendosen për arsye nga më të ndryshmet që nuk varen nga mjekët.

Postimi i mjekut:

Thirrje dhe lutje per;

Z. KRYEMINISTER!!

Quhem Edmond Driçi!

Jam me profesion mjek!

Kam 28 vite qe ushtroj profesionin!

Kam bere 23 vite shkolle ( 12 deri te mesmen, 5 Fakulteti Mjeksise, 4 vite specializim per Pneumolog, 2 vite Master, gjashte muaj kualifikim si Ekografist), nivel maksimal ne shkollimin profesional.

Po ju drejtohem nepermjet kesaj porte komunikimi sepse nuk kam asnje hapesire tjeter.

Po ju drejtohem JU personalisht sepse asnje ankese apo dialog ne te mire te punes nuk merret parasysh nga asnje instance por bien ne vesh te shurdhet tash e disa vite duke vazhduar po me te njejtin mentalitet.

Po ju drejtohem ne lidhje me mentalitetin dhe mekanizmin gjobvenes ndaj mjekeve me te ashtuquajturen “kontrate” pune e formuluar totalisht ne menyre te njeanshme dhe ndeshkuese nga e cila cila cenohet edhe integriteti profesional i mjekut dhe nderkohe cenimi jo rralle i  te drejtave te pacientit.

Arsyeja eshte me shume personale por edhe nga penalizimi i disa mjekeve ne Qendren Shendetsore Kamez ku ushtrojme detyren!

Sapo mbaruam nga perfaqsues te FSDKSH nje kontroll te perseritur brenda 4 muajve çfare eshte ne shkelje te kontrates. Nuk e konsideroj si diçka te madhe kete sepse le te vijne sa here te duan dhe mund ta konsiderojne te drejten e tyre.

Une dhe disa mjek te kolektivit gjobitemi ne shuma marramendese dhe te pa perballueshme nga ana jone, ne lidhje edhe me nivelin e pagave por edhe ne lidhje me ate çfare e justifikon grupi kontrollit si penalitet.

Ate çfare e shoh te paarsyeshme dhe te pajustifikuar eshte se personalisht jua garantoj me pergjegjesi morale, profesionale dhe ligjore se asnje cent leku nuk më është vendosur as per vjedhje dhe as per gabime profesionale.

Gjobitem per plan rimbursimi, te cilin e kam te imponuar por nderkohe plani i rimbursimit nuk varet jo vetem nga une por nga asnje mjek sepse ndikojne disa faktore; vendosja e pa studiuar e planit te rimbursimit, numri i te semureve kronike, situata klinike e te semurit dhe rekomandimet me skema mjekimi te ardhura nga konsultat e pacientit me mjeket specialiste te ndryshem.

Nuk ka arsye te gjobitet mjeku per mungesen e vules ne nje flete analize te nje pacienti sepse e ka bere ne laborator privat ekzaminimin nderkohe qe ne amortizojme pakenaqesine e njerezve per rradhen e pritjes se berjes se analizave ne laborator shteteror ku pritja zgjat jo me pak se nje muaj ( nje shembull e keni ne foton bashkengjitur).

Nuk ka pse te gjobitet mjeku per mosadministrim te perkohshem te nje dokumentacioni i shtyre nga ngarkese e punes dhe  pamjaftueshmeria e kohes gje e cila eshte detyrimisht dhe lehtesisht e rregullueshme.

Keto vijne si pasoje e vendosjes se disa neneve administrative ne kontrate te cilat nuk perbejne dhe as nuk sjellin pasoje ne dem te shendetit të pacientit, as ne efekte financiare por as ne pamjaftueshmerine e dokumentacionit ne kartelat e pacientit.

Nga kontrollet me shume rendesi ju jipet formaliteteve administrative pa asnje dem sesa gjetjes se menyrave per mbarevajtjen e shendetit te pacientit. Per kete te dyten nuk kerkon llogari askush!!!.

Ne asnje nga pikat sipas te cilave me eshte vendosur gjobe nuk ka te beje me dëm financiar shkaktuar ndaj financave te shtetit dhe as demtim i shkaktuar ndaj shendetit te pacientit.

Ne kontakt me pacientin ne 20 minuta kohe qe i duhen me protokoll, 15 minuta mjeku merret me shkresa dhe pune burokratike qe nuk kane te bejne me profesionin dhe 5 minuta ta pyesesh per gjendjen shendetsore apo vizite. Sa eshte cilesia e sherbimit?!.. kjo vetkuptohet!!

Personalisht ( dhe besoj jo vetem une) jap 10-20% te kapaciteti profesional sepse aq me lejohet nga kontrata dhe nga koha qe me konsumon burokracia e shkresave.

Gjobitet mjeku per mosrealizimin e planit te realizimit te Kontrollit mjeksor baze, çek apit ( po e shkruaj shqip qe ta shqiptojne dhe ta kuptojne si duhet njerezit per çfare behet fjale).

Gjobitet mjeku per interesat e nje konçensionari privat i cili qysh ne fillim ka marre persiper ta implementoje me kontigjentin e tij kete projekt dhe nderkohe i imponohet ne kontrate pune personelit shendetsor pa asnje lloj motovimi dhe me defiçenca organizimi pune nga vet konçensionari.

I imponohet plan realizimi per çek ap personelit shendetsor pa asnje lloj kriteri duke mos marre parasysh as specifikat e punes se mjekut.

Çfare mekati ka bere nje mjek per realizimin e planit te imponuar te çek apit nderkohe qe nga dita e rekomandimit, pacientit i duhen nje deri dy jave pritje ta realizoje ekzaminimin dhe te pakten 10 dite deri dy jave te marre pergjigjen?!

Çfare mekati ka bere mjeku qe pacienti harron diten e planifikuar dhe mund ta gjykoje te pavlere kohen e marrjes se pergjigjes nderkohe ne nje laborator tjeter nje pergjigje ekzaminimi te njejte si çek ap e merr brenda dites?!

Mjeksia nuk ushtrohet me plane as me dhune.

Mjeksia eshte sektor sherbimi gatishmerie qe funksionon mbi bazen e nje protokolli diagnoze-terapi-efiçience.

Jam dakort me kete konçension sepse mund te sherbeje si mekanizem mbeshtetes por jo te gjobiten mjeket pa asnje lloj kuptimi per mosrealizim plani. Nuk mund ti dhunojme njerezit qe te bejne akzaminime me imponim.

Mjeku duhet te denohet dhe jo të gjobitet vetem per tre arsye te forta;

-Gabim profesional ne ushtrimin e profesionit që mund ti shkaktojë pasoja ne shëndet deri ne vdekje pacientit.

-Vjedhje ne bashkepunim ne lidhje me perfitime fiktive nga sistemi rimbursimit.

-Mitmarrje si perfitues duke iu imponuar per dhenien e sherbimit.

Mjeku çdo dite te punes e ka si detyre profesionale, profilaksine mjeksore pa ilaçe, diagnostikimin dhe mjekimin ne patologji te ndryshme. Per kete eshte diplomuar mjeku. Personalisht ne 24 ore, te pakten 12-14 ore i kam kontakte me paciente orar pa orar me prezence ose online.

Çdo proces i dhunshem, imponues ndaj mjekut ul performancen e punes dhe raportet me pacientet.

Si mund te gjobitet mjeku per diçka qe nuk eshte fajtor?!

Pastaj diskutojme pse largohen mjeket nga vendi!! Nuk behet fjale vetem per çështje page por kryesorja eshte integriteti profesional, moral dhe personal i figures se mjekut.

Ne 20 minuta kohe standarte qe duhet ti kushtohet nje pacienti 15 minuta konsumohen per burokraci shkresash dhe llogari rimbursimi; i merr ose nuk te takojne keto ilaçe sepse me gjobisim po të ti jap me rimbursim. Debat acarues i dyanshem mjek-pacient.

Ju lutem nxisni drejtuesit e larte te FSDKSH te ulen njeher seriozisht me mjeket dhe te diskutojne per problematikat e punes sepse pa ekzistencen e mjekeve apo rezistencen e tyre as administrimi i sistemit nuk funksionon. Te rishikohet kontrata jo ne kushte te njeanshme por ne perputhje edhe me specifikat e profesionit dhe te limiteve ne ushtrimin e detyres.

Ju lutem nxisni te ulen drejtuesit e FSDKSH njeher me mjeket dhe te diskutojne pse ekziston ky lloj mentaliteti gjobvenes i cili veçse degradon ndergjegjen dhe integritetin e mjekut duke e bere mitmarres ndaj pacientit dhe pse jo ne kompensim te asaj gjobe qe vendoset padrejtesisht.

Mjekut ne vit nga rroga vjetore nje deri tre page mujore i iken nga pagesat e krediteve dhe gjobat qe ju kanë imponuar.

Shume paciente dhe gazetar investigativ vijne me telefona dhe kamera te fshehta duke pergjuar mjeket per mosmarreveshje apo per mitmarrje per ti derguar ne dyert e prokurorive dhe gjykatave. A zgjidhet problemi ne kete menyre?! Aspak! Perkundrazi, veçse ulet performanca dhe integriteti profesional.

Edhe nje fakt dua tjua bej me dije personalisht..!!

Nqs evidentohet nje rast i vetem imponues nga ana ime per mitmarrje apo qe ti drejtoj pacientet drejt nje farmacie, nje laboratori privat, nje klinike private, apo te pershkruaj barna ne recete per arsye biznesi me depo farmaceutike une e grisi diplomen dhe nuk ka shanse ti dal askujt perpara syve.

Kam 28 vite pune si mjek dhe nuk kam as edhe nje debat negativ me pacient ne keqperdorim te profesionit.

Raportin kundrejt betimit profesional ne gjithe jeten profesionale e kam perfekt.( Korrekt me politikat shendetsore).

Raportin ne gjithe aktivitetin financiar te administrimit te rimbursimit te medikamenteve e kam perfekt sepse nuk ndodh qe asnje cent te hyje ne xhepin tim ne menyre fiktive (Korrekt me financat ne sherbim te shendetsise. Praktikisht FSDKSH).

Pse duhet te gjobitem???!!!!

Perse dhunshem duhet te prishet ndergjegja apo ushtrimi i profesionit te behet i neveritshem dhe bezdises???!!!

Dhe me vjen keq qe po vertetohet fjala e nje kolegu Kardiolog i cili u largua nga vendi duke më thënë;

ne kete vend sa me shume shkolle te kesh aq me i pa vlere je!!!

Gjobvenien e dhunshme personalisht e konsideroj si nje kanibalizem administrativ qe me disa shpikje dhe sajesa te panevojshme krijohen sebepe për gjobvenie, nderkohe qe nuk i sherbejne aspak rritjes se perfomances se profesionit.

Uroj te behet mire!

Edmond Driçi

Mjek Pneumolog& Ekografist