Mushkonjat në zonën e bregdetit përgjatë Adriatikut po detyron pushuesit të përballen me një situatë të pakëndshme dhe bezdisëse.
Ademi është një pushues nga Kosova, i cili bashkë me familjen e madhe ka vendosur të pushojë në Qerret ne Kavajës. “Kemi 4 vite rresht që vijmë këtu”, thotë ai. “Jemi nga Prishtina dhe kemi blerë një apartament të vogël”. Ai thotë se këtë vit u është dashur kujdes shëndetësor pasi janë sulmuar shumë nga mushkonjat. “Fëmijët e kanë shumë problem. Nuk ka në barnatore asnjë ilac që na ka bërë derman” kemi shkuar tek mjeku në Kavajë dhe po njësoj”, thotë ai. Ademi kujton se si këtij nuk ka bërë vaki dhe ka marrë vesh që autoritete nuk kanë bërë asnëj disifektim.
Megjithëse pati ankesa më media që në fillim të majit, masat nuk janë marrë, edhe pse mundësia për të shpëtuar sezonin turistik nga mushkonjat ishte edhe pas nisjes së tij, përsa kohë temperaturat nuk ishin shumë të larta.
E gjitha kjo ka ndodhur pasi ka probleme me tenderimin për dezisektimn publik në zonat bregdetare dhe urbane. Edhe pse procesi ka nisur që në muajin prill, nuk është rënë dakord për firmosjen e kontratave dhe procedurat kanë përfunduar të ankimuara ën Komisionin e Prokurimit Publik.
Dhe ndërkohë që procedurat zvarriten se operatorët nuk bien dakord me kushtet e vendosura nga autoritetet kontraktore, ata që vuajnë pasojat janë pushuesit dhe bizneset të cilët edhe këtë vit do të duhet të bashkëjetojnë e të përshtaten me mushkonjat.
Fondi limit nga autoritetet në prill është 120 mln lekë për dezinfektimin në disa qytete, por operatorët nuk bien dakord. Me këtë shumë supozohet të dezinfektohet bregdeti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Shkodrës, Lezhës si dhe zonat urbane në të gjitha këto qytete dhe në Tiranë.
Dezifektimi nuk ka nisur as tani që jemi në mes të sezonit turistik dhe me shumë gjasa veç problemeve të tjera në shërbimin që ofrohet në vendin tonë, mushkonjat këto dy muaj do të jenë një shqetësim i madh.
I njëjti problem ka qenë edhe vitin që kaloi kur u dha alarmi nga mediat se në disa zona si Gjiri i Lalzit, Divjakë, Darëzezë, Gjiri i Manastirit, Butrint ishin gjetur mushkonja Anopheles, vektori kryesor kompetent për transmetimin e malaries në vendin tonë. Si përfundim edhe vjet u dezinfektuan vetëm disa zona.