Mungesa e brakiterapisë për gratë me kancer, gazetari kallëzon në SPAK ministren Albana Koçiu dhe drejtuesit e QSUT-së

Një skandal po ndodh në QSUT ku që prej datës 6 qershor pajisja mjekësore për brakiterapi është jashtë funksionit, ndërsa gratë që vuajnë nga kanceri gjinekolgjik nuk mund të marrin shërbimin.

Ka qenë gazetari, Osman Stafa, I cili ka përë puiblik skandalin e radhës në QSUT, I cili përvec denoncimit ka marrë një tjetër hap.

Ai ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të QSUT, ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu dhe zv/ministrat përgjegjës për mosfunksionimin e kësaj pajisje, që është jetike për gratë me kancer.

“E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje” thotë gazetari në postimin e tij.

Postimi i gazetarit:

KALLZIM PENAL në SPAK

E bëra këtë kallëzim jo për veten time. E bëra për çdo grua që po lufton me kancerin gjinekologjik dhe që ka nevojë për brakiterapi, një trajtim i domosdoshëm që nuk bëhet aktualisht në Shqipëri, sepse pajisja është lënë pa mirëmbajtje.

Nuk është thjesht një pajisje. Është një mundësi jete. Dhe kur shteti harron të mirëmbajë një pajisje që shpëton jetë, kjo nuk është më neglizhencë, është krim.

Ky kallëzim është vetëm hapi i parë. E vërteta nuk do fshihet më. Heshtja nuk është më opsion.