“MUNDËSIA” e Agron Shehaj, frymëzimi për emrin e partisë nga biseda me kamarierin që i kujtoi vitet e universitetit

“Mundësia”! Ky është emri i partisë së re që do të shpallë brenda pak kohësh deputeti Agron Shehaj, për të cilën kanë filluar të ngrihen strukturat, me rrjetin “Next You”, që tashmë ka mbi 4 mijë anëtarë të regjistruar.

Ka qenë vetë Shehaj që e ka zbuluar emrin e partisë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, i cili ka treguar përse ka vendosur që partia e tij të ketë këtë emër. Ai tregoi se ka qenë biseda me një kamarier në një restorant, fjalët e të cilit e çuan atë pas në kohën e universitetit, kur edhe vetë kishte punuar kamarier, që i dhanë idenë e këtij emri.

“Do iki sepse këtu nuk kam asnjë mundësi”, iu shpreh kamarieri Shehajt, teksa fjalët e djaloshit i ngelën në mendje deputetit, që me forcëne re politike synon t’u japë një mundësi të gjithë qytetarëve e sidomos të rinjve, që vitet e fundit janë larguar masivisht nga vendi.

“Në një restorant pyeta një kamarier, pse do të ikësh? Më tha: Do iki sepse këtu nuk ka asnjë mundësi, nuk ka asnjë mundësi. Emri i partisë është “Mundësia”. Kanë nevojë për një mundësi, duan thjesht një mundësi, ëndërrojnë një mundësi. Në Shqiëpri mundësitë janë në duart e atyre që kanë lidhje me politikën. Unë mendoj se duhet t’u japim një mundëi, nuk duhet t’u japim lëmoshë. Prandaj kemi menduar që emri të jetë mundësia. Unë një nga punët që kamë bërë vetë kur isha në universitet, kam qenë kamarier”, tregoi Agon Shehaj.