Muaji i shenjtë i Ramazanit, Guterres bën thirrje për armëpushim në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje që të ndërpritet lufta në Gaza teksa sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit.

“Edhe pse Ramazani ka filluar, vrasjet, bombardimet vazhdojnë në Gaza” tha ai teksa u shpreh se armët duhet të ndalen.

“Apeli im më i fuqishëm sot është të nderojmë frymën e Ramazanit duke heshtur armët dhe duke hequr të gjitha pengesat për të siguruar shpërndarjen e ndihmave jetëshpëtuese”, shtoi Guterres.

Gjithashtu ai bëri thirrje për liruar të gjithë pengjet të kapur nga Hamasi.

“Sytë e botës po shikojnë. Sytë e historisë po shikojnë. Ne nuk mund të shikojmë larg. Ne duhet të veprojmë për të shmangur vdekje të tjera”, përfundoi Guterres.