Monika Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Do kërkoj si dëshmitarë Edi Ramën, Vali Bizhgën dhe Milena Hariton

Këtë të enjte është shtyrë seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta dhe personat e tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre, Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit, pas daljes nga GJKKO, foli për mediat duke paralajmëruar se do të ftojë si dëshmitarë kryeministrin Edi Rama, Vila Bizhgan dhe Milena Hariton.

Ajo tha se pasuritë i ka të justifikuara bashkë me nënën e saj, Fatime Kryemadhin.

“Patjetër, kryeministrin Edi Rama, shefen e kabineti Vali Bizhga, ish ministren Milena Harito. Janë dy letërporosi që janë dërguar në Angli dhe Amerikë. Jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy institucione i janë përgjigjur SPAK.

Mamaja ime ka ardhur në Tiranë që në 62-shin që i ka të ardhura dhe dokumente të justifikuara. Britania e Madhe i thotë a mund të dimë cili është krimi i zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.”, tha ajo.

Seanca u shty për në 9 tetor, për shkak të mungesës së avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje për arsye shëndetësore. Në sallë ishte e pranishme vetëm Kryemadhi, ndërsa Meta dhe të tjerët munguan.