Fatos Nano është rishfaqur në publik disa kohë pasi u përball me probleme shëndetësore, që e detyruan të shtrohej në spital dhe të futej në intubim.
Ka qenë mjeku okulist Pajtim Lutaj që ka publikuar 2 foto me ish-kryeministrin duke ngrënë drekë, duke treguar se Fatos Nano, tashmë 71 vjeç, i ka kaluar problemet me mushkëritë dhe është rikuperuar.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.
Fatos Nano është themeluesi i Partisë Socialiste dhe për 14 vite ka drejtuar të majtën shqiptare. Gjithashtu ai ka shërbyer 3 herë si kryeministër i vendit, ndërsa u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas humbjes së zgjedhjeve.
