Projektligji që detyron për t’u punësuar në Shqipëri studentët e mjekësisë është miratuar sot në Parlament, me procedurë të përshpejtuar.
Ai u votua në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota pro dhe 24 vota kundër, ndërsa do të diskutohet më pas në komisione.
Ndërkohë deputetja e PD Flutura Açka është shprehur totalisht kundër vendimit që studentëve t’u mbahet diploma për 5 vvite.
Ajo tha se ky është një masë ekstreme dhe i papërshtatshëm, teksa tha se vendimi do të ketë pasojë. Ndër të tjera ajo tha se shtetet që marrin mjekë dhe inferierë duhet të paguajnë kostot, dhe jo studentëve t’u mbahet diploma duke shkrlur kështu dhe të drejtat e njeriut.
“Nxitim i papërshtatshëm, ka shumë arsye se nuk keni pse të përfshini këtë kontigjent. Nuk është konsultuar me grupet e interest, që janë studentët. Nuk e shoh të arsyeshme që të përshpejtohen dhe të sillet në parlament më kaq nxitim.
Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të drejtave të njeriut dhe është e papranueshme që në të vendosim me dhunë pa krijuar mundësinë që pse i marrim këto masa. Jam për të marra masa që fëmijët mos të na ikin por jo me këtë forma absurde. E shoh pavend që ta kaloni me kaq nxitim këtë masë drastike ekstreme”, tha Açka.