Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhëtimet drejt vendeve të Lindjes së Mesme.
Shkak për këtë janë bërë konfliktet mes SHBA-së dhe Iranit, teksa këta të fundit po godasin me raketa disa vende të Lindjes së Mesme, në të cilat ndodhen bazat ushtarake amerikane.
Ministria thotë se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.
Njoftimi:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.
Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.