Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar te autoritetet në Zvicër kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ky i fundit është ia pandehur në çështjen “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar privatizimin e ish-shoqërisë shtetërore “Buka Sh.a”, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh të vjetra.
Sipas SPAK, në procedurën e privatizimit të vitit 2015 janë shkelur një vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe katër vendime gjyqësore, pasi toka dhe ndërtesat në pronësi të familjes Myderzi nuk u njihet sipas ligjit, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për kompensim adekuat.
Avokati i tij, Henrik Ligori, tha se për këtë dosje për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie.
“Për këtë dosje për z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër.”, tha ai.
Gjykata lexoi edhe shkresën e Interpolit, ku thuhet se Ahmetaj ndodhet në Zvicër, por nuk dihet saktësisht se ku. Ish-zv.kryeministri ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, teksa i ka hedhur poshtë të gjithë akuzat ndaj tij, si për çështjen “Buka”, ashtu edhe për inceneratorët.