Ministri Sveçla bën deklaratën e fortë: 400 ekstremistë serbë po trajnohen për sulme agresive në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme.

Ai ka thënë se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive.

Megjithatë Sveçla ka thënë se po përgatiten për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar.

Në intervistën për News24, ministri Sveçla e cilësoi të drejtë dhe normal vendimin për dinarin, teksa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Sa i takon marrëdhënies mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.

Duke u ndalur të raportet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me ndërkombëtarët, Sveçla tha se nuk ka asnjë krisje mes tyre, madje ata kanë takime të përjavshme për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.