Ilir Kulla, mik dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Fatos Nano, ka treguar gjendjen shëndetësore të këtij të fundit, i cili qëndron prej ditësh i shtruar në spital.
AI tha në emisionin “Breaking” se gjendja e Nanos është e mirë, pasi ish-kryeministri është i vetëdijshëm dhe situate është duke u përmirësuar.
“Gjendja është shumë më e mire dhe mjekët janë optimistë. Ai është i vetëdijshëm, situata është përmirësuar. Duke e njohur sa i fortë është Fatosi, jam i bindur se do ia dalë.
Unë nuk kam mundur ta vizitoj sepse është në reanimacion dhe mjekët nuk të lejojnë por ajo që di të them është se situata është përmirësuar shumë”, u shpreh Ilir Kulla.