Meta nesër në SPAK, ish-presidenti reagon nga qelia: Jam thirrur nga organizata kriminale që firmosi rrëmbimin tim

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin se ditën e nesërme do të merret në pyetje nga SPAK.

Në një reagim në faqen zyrtare në Facebook, Meta shkruan se është “për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk”. Megjithatë kreu i Partisë së Lirisë, thotë se nesër është i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.

Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”- shkruan Meta në Facebook.