Mesazhi i koduar i Veliajt nga burgu: Kur të flas unë, ti do jesh “lajm i fundit”

Kryebashkiaku i burgosur, Erion Velaj ka publikuar një mesazh nga qelia e tij, përmes TikTok-ut. Veliaj, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit të këtij viti, ka publikuar një rrjetin social “të mbyllur” nga qeveria momente nga eventet kur ai ka marrë pjesë gjatë kohës që ka qenë i lirë dhe ushtronte detyrën e tij si kryetari i Bashkisë Tiranë.

Por ajo çfarë tërhoqi më shumë ishte edhe mesazhi i Veliaj, që më shumë duket si një mesazh i koduar.

“Je kaq i qetë”. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur te flas une ti do jesh lajm i fundit”, shkruan në videon e shpërndarë në TikTok nga Veliaj.

Por nuk mjaftohet me kaq. Mes të tjerash ai shkruan: “Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë”.

A po paralajmëron Veliaj se ai do të flas dhe do të jap ndonjë dëshmi që mund të ndryshojë kthesën e hetimeve që po bëhen ndaj tij dhe bashkëshortes së tij?

Mbetet për t’u parë në vijim ndërsa kujtojmë se vetëm pak javë më parë ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe në 25 shtator pritet t’i komunikojë atij përfundimin e hetimit, në mënyrë që të dërgojë dosjen në gjyq.

@erionveliaj_

Mezi po pres, se ju e dini që kur flas, flas shumë.

♬ original sound – Tubzz317🏁