Mes protestave të opozitës, Rama njofton pensionistët për bonusin e fundvitit: Do marrin nga 100 në 150 euro

Kryeministri Edi Rama është kthyer sërish të flasë në Kuvend, ku sot në një seancë maratonë do të diskutohet projekt-buxheti i vitit 2025, që parashikohet të jetë më i madhi në historinë e Shqipërinë deri më tani, prej rreth 8 miliardë eurosh.

Nën protestat dhe zhurmën e opozitës, që e kundërshtonin në çdo fjalë të tij, Rama zbuloi se pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë të reja, do të përfitojnë 15 mijë lekë të reja bonus, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë pension, do të përfitojnë 10 mijë lekë të reja, apo 100 euro.

“Në ditët e ardhshme qeveria do të lëshojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit. Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3-fishin e bonusit të djeshëm, përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë, do të marrin dyfishin e bonusit të vitit të mëparshëm, përmes një bonusi në masën 100 euro”, tha Rama.