Fusha e mbetjeve të inceneratorit në Elbasan, është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa për shkak të temperaturave të larta dhe të favorizuara nga era, flakët janë përhapur më tej.
Ndërkohë Qëndresa Qytetare përmes një reagimi inkurajon Prokurorinë e Elbasanit dhe SPAK që të bëjnë një hetim nesë zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është vendosur nga punonjësit e inceneratorit.
“Qëndresa Qytetare i bën thirrje Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK që të bëjnë një hetim nesë zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është vendosur nga punonjësit e inceneratorit.”- thuhet në reagim.
Reagimi:
Pas zjarreve në fushën e mbetjeve në Vlorë që është kthyer në një traditë çdo prag sezoni turistik, sot zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, incenerator që ndonëse janë paguar miliona euro nuk punojnë.
Retë e tymit nga zjarri në fushën e mbetjeve kanë pushtuar qytetin e Elbasanit, teksa dyshohet zjarri është i qëllimshëm dhe autoritet e kanë të vështirë vënien e tij nën kontroll.
Ata institucione qe nuk u kanë dhënë përgjigje se përse djegësi i Elbasanit nuk punon është vështirë që të bëjnë hetimet serioze për shkaqet e rënë në një kohë kur ka dyshime të forta se zjarri është vënë nga punonjësit e Inceneratorit.
Qëndresa Qytetare inkurajon Prokurorinë e Elbasanit dhe SPAK që të bëjnë një hetim nesë zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan është vendosur nga punonjësit e inceneratorit.