MEGAOPERACION anti-drogë në disa qytete, RENEA dhe FNSH arrestojnë më shumë se 100 persona

Një megaoperacion anti-drogë është duke u zhvilluar nga Policia në bashkëpunim me RENEA-n dhe FNSH-në në disa qytete të vendit.

Ky operacion në të cilin janë përfshirë qindra policë ka sjellë arrestimin e më shumë se 200 personave të përfshirë në trafikimin dhe shpërndarjen e drogërave si kanabis, kokainë dhe një lloj e re droge e sjellë me postë nga jashtë vendit.

Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Hetimi ka nisur disa muaj më parë, teksa policia ka hetuar lidhjet e personave të arrestuar më parë dh eka bërë të mundur identifikimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal. Në pranga kanë rënë edhe disa vajza dhe një polic, i identifikuar si Sajmir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP. Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli, janë emrat e disa prekj të arrestuarve të tjerë.

Deri më tani janë sekuestruar 3 kg kokainë, 15 kg kanabis dhe shuma të mëdha parash, të dyshuara sit ë përfitiuara nga shitja e lëndëve narkotike.