“Më rrezikohet jeta për shkak të shëndetit”, GJKKO e Apelit rrëzon kërkesën e Erzen Breçanit për liri

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-shefit të policisë, Erzen Breçanit, i cili kërkoi ndryshim të masës së sigurisë. Ai pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.

Për Breçanin u bënë dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza.

Në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.

Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.

Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.