Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi reduktimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ai e shikon të tepërt numrin prej 140 që ka aktualisht, ndërsa propozon që numri ideal për Shqipërinë Europiane të jetë jo më shumë se 101 deputetë.
Ky veprim që paralajmëroi Rama, kërkon ndryshime në Kushtetutë.
Gjatë fjalës në Asmablenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama pohoi se do të rishikohet edhe reforma për ndarjen territoriale të vendit si dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.
“Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet një cikël i reformimi dhe riorganizimi për disa institucione ndër to edhe për Kuvendin e Shqipërisë.
E para gjë, që gjen dakord cdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën se në 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv.
Ndaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë objektiv i yni. Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi.Ligji organic për Kuvendin duhet të jetë objektiv.
Së treti, nevoja e një rishikimi të ndarjes administrative territorial, komision të posacëm parlamentar duke reflektuar ndryshime me fokus mirëpërgatitjen për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni I kësaj reforme duhet të punojë më të njëjtin intenstitet.
Së katërti, komision I posacëm për reformën zgjedhore, depolitizim I adminsitratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE”, tha Rama.