“Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, arrestohet 21 vjeçari që tregtonte drogën e rrezikshme në Tik Tok

Një 21-vjeçar i cili tregtonte dhe reklamonte përmes Tiktok-ut bombola të kontrabanduara që përmbajnë azot të rrezikshëm e që konsumohen nga të rinjtë nëpër lokale është arrestuar nga policia.

 “Më mirë të blini këtë, se tullumbacet”, dëgjohet në sfond i riu teksa reklamon produktin e tij, edhe pse i ndaluar me ligj.

Në pranga A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, i njohur në ‘TikTok’ si “Sheiku i Durrësit”, i cili bënte thirrje të blinin bombolën që kushtonte 9 mijë lekë.

21-vjeçari i tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombolat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Alarmi për drogën tollumbace është dhënë ditët e fundit teksa mjekët thonë se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike.