Një 36 vjeçar është arrestuar në Berat pasi është kapur duke shitur doza kokaine.
Policia e Beratit ka njoftuar se Arjan Bakiu është kapur më një sasi droge të ndarë në doza, gati për t’I shitur dhe dy celularë. Atij i janë gjetur me vete 140 mijë lekë të reja dhe 240 paund, që i kishte përfituar nga shitja e drogës.
36-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Dimal-Poshnje”, teksa qarkullonte me automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.