Mbytet një 20 vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. I riu është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.
Edhe pse i është dhënë ndihma e parë, 20 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas njoftimit të policisë i riu dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.