Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar në lidhje me mbylljen e disa profileve në rrjete sociale, mes tyre edhe të aktivistëve që kanë pasqyruar protestat kundër Edi Ramës.
Në një reagim, Demokratët Evropianë theksojnë se qeveruaduhet të japë përgjigje në lidhje me akuzat që qëndron pas, duke shtuar se në vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, duhet të mbrojë zërat kritikë paqësorë.
Raportohet se janë rreth 200 profile të protestuesve dhe akticistëve që janë bllokuar.
“Dje, protestuesit dhe grupet e aktivistëve në Shqipëri raportuan se rreth 200 profile në Instagram të lidhura me njerëz që merrnin pjesë në demonstrata dhe i dokumentonin ato ishin çaktivizuar ose kufizuar.
Këto akuza kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga qeveria e Edi Ramës dhe autoritetet shqiptare. Liria e shprehjes dhe mospajtimi politik janë të drejta thelbësore demokratike. Një vend që përparon drejt anëtarësimit në BE duhet të mbrojë çdo zë kritik paqësor.”, thuhet në reagim.