Mbyllet procesi i primareve në Kukës, fitues, Emri Vata

Kandidati fitues i Primareve në Bashkinë Kukës sipas Partisë Demokratike është Emri Vata.

Përmes një njoftimi për shtyp, PD bën me dije se pas numërimit të fletëve të votimit, fituesi i garës u shpall kandidati Emri Vata.

Kujtojmë se në këtë garë morën pjesë pesë kandidatë, Ardian Sokol Elezi,  Emri Haxhi Vata, Gëzim Beqir Shehu, Uran Rakip Cengu, Ylber Haxhi Zeneli.