Ka zgjatur rreth dy orë mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, e cila u shoqërua me debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.
Në fund të mbledhjes, mazhoranca edhe një herë tjetër ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.
Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhet për në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet ditën e enjte në orën 11:00.
Në lidhje me hetimet e këtij komisioni, socialistët kanë kërkuar që ato të shtrihen që prej 2006-ës dhe kanë propozuar që duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i këtij viti.
PS kërkon seanca dëgjimi me të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009 për të evidentuar se çfarë përpjekjesh janë bërë për ti vënë në punë pajisjet e centralit të Sterilizimit dhe çfarë pengesash kanë hasur.