Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të hënë në një tjetër seancë plenare. Në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.
2. Njoftime.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Ndërkohë kujtojmë se Partia Demorkatike ka kërkuar një mocion me debat lidhur mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj. Kërkesa vjen pasi kryeministri Edi Rama nuk e prezantoi programin pas tensioneve që u krijuan në sallë dhe seanca u mbyll për 20 minuta.
Por duket se kërkesa e opozitës nuk është në rendin e ditës dhe pritet që të shkaktoj debat në sallë.
Në seancën e sotme do të rikthehen në Kuvend Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.