Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve pas kërkesës së PS për dezinformimin, ja çështja që do të ngrejë Gazment Bardhi

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve për kërkesën e PS.

Partia Socialiste ka kërkuar Komision të Posaçëm me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e përpjekjeve institucionale, për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Ky komision do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike.

Nga ana tjetër Gazment Bardhi do të ngrejë çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.