Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë firmosur pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali, një marrëveshje të përbashkët për bashkëpunim strategjik në disa fusha të rëndësishme.
Marrëveshjet e bashkëpunimit përfshijnë sektorë si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe të tjera.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe pamjet e firmosjes së marrëveshjes së përbashkët, me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, shkroi Rama në Facebook.