Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Bashkimi Europian do të jetë më i sigurt dhe i plotë nëse Shqipëria dhe Kosova do të jenë pjesë e unionit.
Në mbledhjen e përbashket mes dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Prishtinë, Osmani bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim mes dy vendeve.
Presidentja Osmani theksoi gjithashtu se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme nga Shqipëria, veçanërisht për të tejkaluar padrejtësitë dhe pengesat me të cilat përballet. Edhe njëherë ajo nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova janë pjesë të pandashme të një kombi të madh.
Osmani: Ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin, na përket të gjithëve, secili prej nesh ta luajë rolin e tij, kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, por një themel që të ndërtojmë bashkëpunim më të madh, nuk janë vetëm dy shtet të pavarura, por dy shtete të pandashme, po ndërtohet një e ardhme më e ndritur, Shqipëria po bën hapa vendimtarë drejt BE, krenari jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët, shtetet tona mund të sigurojmë vendin e merituar në familjen evropiane.
Aspirata jonë për t’u anëtarësuar nuk është vetëm një qëllim politik, por pasqyrim i asaj që jemi. Kombi ynë mbrojti portën e fundit të Evropës para se të themelohej BE, vlerat qëndrojnë në vetë themelet e kombit tonë, pengesat janë tejet të mëdha, padrejtësitë sa vijnë e rriten, për t’i kaluar, duhet mbështetja e Shqipërisë, BE do të jetë më i sigurt, në i qëndrueshëm si pjesë e tij. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i japë fund regjimeve destabilizuese të Kosovës.