Banorët e fshatit Nikaj-Mërtur, njësia administrative Lekbibaj, kanë protestuar kundër ndërhyrjeve që po kryhen në lumin Mërtur.
Ndërhyrjet janë bërë për projektin e KESH që parashikon ndërtimin e tre digave në lumin e Mërturit.
Burime bëjnë me dije se punimet kanë nisur rreth tre javë më parë, teksa sipas banorëve nuk ka pasur pa asnjë konsultim paraprak ndaj tyre. Ata janë të shqetësuar për dëmin që po i shkaktohen natyrës në vetvete, por edhe për mungesën e transparencës.
Lidhur me protestën ka reaguar edhe avokati Sokol Dedndreaj, i cili mes të tjerash, në postimin e tij në Faceboo shkruan se është një përgjegjësi qytetare dhe një e drejtë morale të mbrohet me vendosmëri e fanatizëm kjo pasuri, dhuratë e natyrës.