Dita e 41-të e protestës në Tiranë, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Kjo e premte shënon ditën e 41-të të protestave në Tiranë ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.

Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Ndërkohë fincancimi prej 4 milionë euro nga fondi i emergjencës që qeveria shqiptare dha për koncertin e Kanye Ëest, ka rritur edhe më shumë zemërimin e qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se ato para duhej të shpenzoheshin për shëndetësinë, arsimin apo fusha të tjera.