Mbi 3 orë në SPAK, Meta: Jam thirrur në cilësinë e një personi që i është kundërvënë këtij narkoshteti

Ish presidenti Ilir Meta nuk dha shpjegime për arsyen se përse ishte thirrur në SPAK ku qëndroi për më shumë se 3 orë.

Ai tha se ishte pyetur në cilësinë e një personi që i është vënë në kundërshtim narkoshtetit ndërsa vijoi me akuzat e tij ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, për të cilin tha se ka takaur vetë McGonigalin.

“Jam pyetur 3 orë për veprimet e të tjerëve. Jam thirrur si personi që i është kundërvënë këtij narko regjimi që e mban në këmbë Dum Dumani i cili në vend të hetojë McGonigal, të cilin e ka takuar ai dhe prokurorë të tjerë. Në vend të ndalojë Edi Ramën, incneratorin, aferën e portit të Durrësit, në vend të ndalojë të gjitha ato PPP të cilat janë rrjedhja më e madhe e këtij vendi, merret me përrallat e laraskave të tij.  Tani po iki se kam sipërmarrjen, kam tryezën, këto do Dum Dumani të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama Dum Dumanit. Ne do shkojmë atje te sipërmarrja që po vuan, po shkatërrohet nga taksat e Edi Ramës. Dum Dumani bën akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën.

Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi janë nën hetim për disa çështje që nga afera CEZ-DIA deri tek akzuat e pastrimit të parave. Por msohet se është një hetim i bashkuar, të gjitha dosjet janë bërë bashkë për sa kohë që bëhet fjalë për të njëjtët personazhe dhe më pas është bashkuar edhe hetimi pasuror, që është hetimi më i vështirë pasi nuk shtrihet vetëm tek personat e akuzuar por edhe te të afërmit. Se ccfarë do të nxjerrin hetimet, kjo mbetet për t’u parë.