Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për Diasporën, të mërkurën nis përgatitja e zarfeve

Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e 11 majit.

Ata janë printuar në Slloveni dhe pas përgatitjes do të dërgohen në adresat ku kanë caktuar votuesit jashtë vendit.

Krahas kësaj, kanë nisur po ashtu të printohen fletët e votimit, që do përdoren për zgjedhësit në 12 qarqet e vendit.

Fletët e votimit për votuesit jashtë vendit janë vendosur në parkun Olimpik.

Përgatitja e zarfeve pritet të nisë të mërkurën, kurse dërgimi parashikohet të përfundojë më 17 prill dhe iu mbërrin emigrantëve në harkun kohor 1-3 ditë.

Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor do të monitorohet me kamera dhe punonjësit që do mbushin zarfet do punojnë me tre turne.

Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare mund të votojë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri.