Partia Socialiste ka refuzuar kërkesën e PD për mocion me debat lidhur me programin qeverisës, që nuk u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Kuvend, pas tensioneve që u krijuan dhe që u votua në kohë rekord, edhe pse ishte parashikuar që ajo seancë të zgjaste të paktën 24 orë.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e demokratëve, të cilët theksonin se është e domosdoshme që të zhvillohet një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim.
Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant kanë kaluar dy javë dhe se diskutimin për programin e qeverisë e konsiderojnë një pikë të ezauruar.
Por sipas opozitës, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë, duke refuzuar kërkesën për mocion.
Kujtojmë se PD kërkonte një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike.
“Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontakte me elementë të krimit të organizuar” thuhej në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.