Maturantët në provim, tezat e Matematikës publikohen në rrjetet sociale

Rreth 27 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e lëndës së Matematikës.

Ashtu siç ndodhi edhe në dy testet e kaluara, edhe tezat e provimit të Matematikës janë publikuar në rrjetet sociale.

Publikimi i saj u bë 30 minuta pasi maturantët kishin nisur testimin.

Në rrjetet sociale janë publikuar variantet e tezave të provimit.

Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor.

Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor. Deri tani janë publikuar vetëm rezultatet e Gjuhës së Huaj.