Materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga 11 maji, vijon puna për dërgimin e materialeve zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

Aktualisht, materialet zgjedhore kanë mbërritur në qarkun e Elbasanit të shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore do shpërndahen në KZAZ e bashkisë Elbasan.

Policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.