Shkodra është tronditur pasditen e kësaj të mërkure në lagjen Dobraç ku nga informacionet e para raportohet për disa të vrarë dhe të plagosur. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy automjeteve që kanë qenë në distancë të largët, dhe paraprakisht dyshohet për dy persona që kanë qëlluar drejt një mjeti luksoz, me të cilin po udhëtonin viktimat.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 5 ambulanca, ndërsa policia ka rrethuar zonën. Dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.