Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Lea Ypi kundër Ramës: Burgosja e njerëzve të pafajshëm po shitet si ‘vlerë evropiane’

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhë Italisë vijon të jetë në qendër të mediave, fill pas vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në vendin tonë.

Kjo e fundit, bashkë me kryeministrin Edi Rama inspektuan punimet në dy kampet e refugjatëve, të cilat do të jenë gati në 1 gusht.

Ndërkohë mes shumë emrave të njohur që kanë dalë kundër është edhe Lea Ypi akademikja dhe shkrimtarja e njohur, e cila e ka shprehur pakënaqësinë  e saj përmes një postimi në rrjetin social X.

Ypi shprehet se si mundet qe qeveria socialiste e një vendi emigrantësh, po bëhet bashkëfajtore në burgosjen e njerëzve të pafajshëm nga Italia, që ka pushtuar Shqipërinë dhe që kjo shitet si një vlerë evropiane.

Postimi:

Si mundet që qeveria socialiste e një vendi migrantësh, me një traditë shekullore mikpritjeje u bë bashkëfajtore në burgosjen e njerëzve të pafajshëm nga një ish-koloni dhe arriti ta shesë këtë si “vlera evropiane”  duke zbuluar si për Evropën ashtu edhe për socializmin