Mandatimi i qeverisë së re, Rama i shkon në zyrë Bajram Begajt

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mesditë në Presidencë ku do të kërkojë nga Presidenti Bajram Begaj mandatimin e qeverisë së re.

Rama pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë. Më pas pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.

Ditën e djeshme, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama prezantoi qeverinë e re, ku u rikonfirmuan disa ministra që ishin pjesë e qeverisë së kaluar, mes tyre zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila do të jetë njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Ajo çfarë u cilësua si surprizë në qeverinë e rë ishte se për herë të parë një grua do të drejtojë Ministrinë e Brendshme.  Do të jetë ish-Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, të cilës Rama i besoi Miinistrinë e Brendshme.

Në detyrë janë konfirmuar edhe Petrit Malaj si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, një ministri e re që do të formohet gjatë këtij mandati qeverisës.

Kabineti qeveritar “Rama 4”

Zv.kryeministër  dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministër i Brendshëm – Albana Koçiu

Ministër i Financave – Petrit Malaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo

Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella