Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar disa nga pyetjet që i janë bërë nga Prokuroria e Posaçme, ditën e sotme ku qëndroi rreth 1 orë e 45 minuta.
Një ndër pyetjet që i ishte bërë sipas tij ishte ajo për letrat me vlerë.
”Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë, vendimi për letrat. U përmbajtja të mos I fyej. Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, si në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Ai vendim për letrat me vlerë doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore të familjeve. Familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguar.
Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro”, u shpreh Berisha, I cili tha se u paraqit në SPAK për të shembur aferën e mashtrimit.
Ndërsa për ligjin e pronave të 2005, Berisha tha se neni 7 i këtij ligji shkruan pronat që nuk kthehen,, dhe rreshton të gjithë kategorinë e pronave publike që disponohen. Por në nenin tjetër thuhet se këto pronat në rast se propozohen për tjetërsim i kalojnë të shpronësuarit. Këtë e nisi qeveria e Fatos Nanos, edhe atë nuk e bëri Sali Berisha. Ai që ishte kërkues I kërtij procesi e tërhoqi sepse nuk përfitonte.
“Nëse Sali Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, kthimit, kompensimit, parablerjes, Edi Rama ka një seri firmash në të gjithë këtë proces. Akuza që i bëhet Sali Berishës se e ndryshoi destinacionin për të përfituar Jamarbër Malltezin, është si të thuash bleu Edi Ramën për të përfituar dhëndri I tij.
Unë ja përmenda emrat por kur u përmenda Edi Ramën, gati sa s’u futën nën tavolinë.
Unë ju thashë cfarë qeniesh jeni ju që si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshin të ndërtimit dhe ju se përmendni dhe ju mashtroni që ka mashtruar Lulzim Bashën, Ju injoroni emrin e Edi Ramës, kur ai është dënuar edhe nga gjykata me 320 mijë euro dhe ky grup I strukturuar krimina.
Këto janë trillime të prokurorisë. Përsa i përket kontrollit, kontrolli nuk ka të bëjë me privatizimin, gjenderali në fjalë mbante peng sendin e blerë nga subjektet. Ky prej 14 muajve pranonte ta shfrytëzonte me bandat. Nuk ka lidhje me procesin e privatizimit.”, u shpreh Berisha.