Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës.
Një 79-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë.
Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se i moshuari i ka ndërprerë rrugën automjetit.