Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të kësaj të premteje në hyrje të Vorës.
Policia njofton se një makinë, që drejtohej nga një 33-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima sipas policisë është një endacak dhe nuk është identifikuar ende. Ndërkohë në pranga e policisë ka rënë shoferi i mjetit, 33-vjeçari me iniciale F.K.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak)”, tha policia në një njoftim për mediat