Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në segmentin rrugor Peqin–Elbasan.
Mediat raportojnë se një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë në humnerë.
Aktualisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.