Lufta në Ukrainë/ Trump presion Putinit: Koha për marrëveshje, ndryshe do përballesh me tarifa dhe sanksione

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi se Rusia do të përballet me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh” nëse Vladimir Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.

Me një postim në platformën sociale “Truth Social”, republikani nisi duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, por nuk kurseu as një paralajmërim të drejtpërdrejtë.

“VETËM DO TË PËRKËSOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe nëse nuk e bëjmë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Është koha për të BËRË NJË MARRËVESHJE. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË”, shkruan Trump.

Rusia është tashmë vendi më i sanksionuar në botë dhe ka shumë pak entitete apo sektorë kyç që nuk janë tashmë subjekt i kufizimeve të SHBA-së dhe Evropës.

Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarako-industriale janë përshtatur dhe kanë zhvilluar zgjidhje për t’iu shmangur sanksioneve ekzistuese.