“Lufta” brenda PS, Vullnet Sinaj tregon se si kandidatët e PS në Vlorë po tentojnë t’i rrëmbejnë votat në favor të tij

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka rkonfirmuar edhe njëherë për “luftën” që po bëhet në Partinë Socialiste lidhur me kandidaturat për deputetë.

Sinaj, i cili garon për një mandat të tretë në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 Majit, gjatë një interviste ka thënë se kandidatë të PS po ndikojnë te qytetarët, në lidhje me votën ndaj tij.

Ai u shpreh se ka kandidatë të PS në qarkun e Vlorës, por pa përmendur emra, të cilët u kërkojnë qytetarëve që mos të japin votën për Sinajn, me arsyetimin se ai e ka të fituar. Por Sinaj tha se kjo nuk është e vërtet dhe kërkoi nga ata që ta votojnë. Edhe njëherë deklarata e Sinajt tregon për përplasjet që ka në PS, ku po tentojnë t’i prishin punë njëri tjetrit.

“E vetmja gjë që ndodh, që unë kam merak dhe dua ta shpreh sot meqë më dhatë rastin është që kur shkojnë konkurrentët e tjerë të ekipit të garës për të kërkuar votën te qytetarët, i thonë , ka shumë nga ata që i thonë votën e kemi për deputet Vullnetin. Edhe ai i thotë që shiko, deputet Vullneti ka shumë vota, është deputet i sigurt, ma jep mua votën. Dua tu thëm qytetarëve që unë e kërkoj votën, dua hakun e punës time dhe dua votën e të gjithë atyre” tha ndër të tjera Sinaj në një intervistë për News24.