LISTA E PLOTË/ KKT miraton lejet: Nga zgjerimi i landfillit të mbeturinave, te hoteli i Mentor Petrelës dhe shtimi i 7 kateve te “Syri i Tiranës”

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit 60 leje ndërtimi për subjekte të ndryshme, ku pjesa më e madhe janë hotele që do të ndërtohen në Tiranë dhe bregdet.

Në lejet e miratuara nga KKT bie në sy leja për zgjerimin e kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta në landfillin e Tiranës, ku subjekti zhvillues është kompania “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. Kjo është shoqëria me të cilën Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto do të ndërtonin inceneratorët, teksa sot është në pronësi të shtetit.

Inceneratorët që deri më tani kanë djegur vetëm miliona euro që vijojnë të dalin nga buxheti i shtetit, kanë lënë një mal të madh me mbeturina që tashmë nuk ka as më vend për t’u groposur, ndaj është vendosur edhe zgjerimi i kapacitetit të depozitimit të mbetjeve.

Një tjetër leje e dhënë është për hotelin me 2 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë i mjekut të njohur Mentor Petrela. Ky hotel është planifikuar të ndërtohet në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Ndërkohë, “Syri i Tiranës”, i projektuar me 24 kate, tashmë do të bëhet me 31 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, pasi KKT ka miratuar ndryshimet në lejen e zhvillimit të këtij objekti.

Kompania e ndërtimit të kësaj kulle në vitin 2022 i dorëzoi shtetit 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje,

Projekti i dhëndrit të Donald Trump në Zvërnec ka kthyer edhe njëherë interesimin e shtetit për këtë zonë, pasi është vendosur që të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës së zonës turistike Zvërnec – Nartë. Ndoshta, kjo ndërhyrje në këtë moment bëhet që Jared Kushner ta ketë gati për investim.

KKT ka dhënë gjithashtu disa leje për ndërtimin e impianteve gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në Korçë dhe Fier, si dhe do të ndërhyhet për përmirësimin e infrastrukturës në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Lista e plotë: