Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ëhstë liruar pas 4 vitesh nga burgu. Vendimi është marrë nga Gjykata e Durrësit, e cila e ka liruar me kusht për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.
Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.
Për inceneratorin e Fierit, çështja është kthyer në Gjykatën e Apelit, por për sa kohë nuk ka asnjë masë sigurie, Lefter Koka do të lirohet nga qelia.
Kujtojmë se ish-ministri u arrestua për aferën e inceneratorëv, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash dhe qëndroi në burg për 4 vite, si dhe iu sekuestruan disa pasuri.
Mes pasurive të sekuestruara janë edhe 88.19 % e aksioneve të Kokës në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë.
